Ora News - Në “sitë” pasuria e prokurores së Apelit Tiranë, të hënën para KPK

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fatjona Memçaj, prokurorja e Apelit në Tiranë, do të dalë të hënën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilët tashmë kanë skanuar pasurinë e saj. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dëgjojë të hënën pretendimet e prokurores së Apelit të Tiranës, Fationa Memçaj.

Prokurorja e Apelit të Tiranës ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë prej vitit 2003, në atë kohë prokurore e rrethit në Tiranë.

Ajo është pjesë e listës prioritare të procesit të vettingut për shkak se është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Arsyeja pse është thirur para KPK-së është mosjustifiimi i pasurisë. Rezulton se Memçaj deklaron dy apartamente banimi në vitin 2003 dhe 2004, më sipërfaqe 97 m2 dhe 96 m2, ku është pronare me vetëm 20 %.

Bashkë me bashkëshortin Dashamir Alsula, ata deklarojnë 9 makina, por në vlera nën 6 mijë euro.

Nga viti 2004 deri në 2007-n, prokurorja ka deklaruar përveç pagave të familjarëve edhe një depozitë në vlerën e 150 mijë lekë dhe mesatarisht 2 mijë euro kursime vjetore nga pagat.

Më tej, vijon deklarimi i pagës së bashkëshortit pranë KQZ dhe pagat e tjera që çifti përfitonte nga mësimdhënia.

Të tjera pagesa ata kanë përfituar nga punësimet pranë Presidencës apo Prokurorit të Përgjithshëm.

Në 2016 është çelur llogari kursimi nga bashkëshorti në shumën 4001.12 euro.

Është marrë kredi, sipas kontratës së datës 16 shkurt 2016 në shumën 408 mijë lekë, e cila është shlyer.

Në seancën dëgjimore të së hënës ajo do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces rivlerësimi nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Gjykatësi i Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva nuk e kaloi provën e verifikimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-site-pasuria-e-prokurores-se-apelit-tirane-te-henen-para-kpk

Free Traffic Exchange