I "dogji pasuria"/ KPK shkarkon gjyqtarin e 21 Janarit dhe numrin 2 të prokurorisë Tiranë

2018-07-23 1

Prokurori i rrethit Tiranë, Arben Nela, është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk kishte arritur të jepte burimin e pasurisë së tij. Prokurori Nela doli para KPK-së 5 ditë më parë, ku KPK prezantoi rezultatet e hetimit për prokurorin e Tiranës. Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari në seancën dëgjimore të datës 18 korrik, raporti i KPK-së dilte në përfundimin se Nela kishte 3 apartamente dhe një shumë parash rreth 12 mijë euro që nuk i justifikonte dot.

Për prokurorin Nela raporti i ILDKPI thotë se ka deklarim të pasaktë, s?ka burime të ligjshme, ka deklarim të rremë. Pas raportit bëmë hetim të thelluar për pasurinë. Prokurori ka një apartament 94 m2 në Rrugën ?Frederik Shiroka? në Tiranë, blerë 41 mijë euro. Për këtë pronë ka deklarime të rremë si dhe deklarime të pasakta për një hua 20 mijë euro të marrë nga një individ, pa asnjë dokument. Ka apartament 136 m2 ndodhur në Lanabregas Tiranë.

Nga hetimi për këtë pronë, trualli i ndërtesës tre katëshe ka mospërputhje në deklarimet e vitit 2011 dhe kërkesës së legalizimit, ka mungesë burimi të ligjshëm për blerjen e truallit. Kjo pronë s?është deklaruar nga viti 2003 e deri në 2009. Apartament 67 m2 në pronësi të bashkëshortes së tij, B.N. Në deklaratën e pasurisë për këtë pronë, ajo thotë se e ka blerë duke i marrë hua motrës së suaj. Ky apartament ka kushtuar 52 mijë euro.

Ka deklarime që nuk përputhen me ato vjetore dhe deklaratën e bërë në kuadër të procesit të Vettingut për këtë pronë. Gjithashtu, edhe për shumën 12 500 euro s?ka justifikim të ligjshëm si burim, as nga gruaja dhe as nga prokurorja.

Raporti i KPK për prokurorin Nela

Ish anëtari i trupës gjykuese të dosjes 21 janari në Apelin e Tiranës, gjyqtari Ervin Metalla është shkarkuar këtë të hënë nga komisioni i Vettingut. Në seancën dëgjimore të 18 korrikut sipas KPK-së, Metalla kishte probleme me marrjen e një kredie të butë.

Sipas raportit të IDKPKI-së, Metalla nuk kishte probleme me pasurinë, pjesë e së cilës është një apartament 96 m2 me garazh të blerë në Tiranë në vitin 2007 me kredi. Problemi me të ishte marrja e një kredie si i pastrehë për një shtëpi në Durrës, më pas ka marrja një kredie tjetër lehtësuese; njërës prej tyre i ka ndryshuar destinacionin, duke ia kaluar të vëllait.

Më herët Metalla ka përfaqësuar edhe një firmë në Gjykatën e Strasburgut, të cilës i është pezulluar aktiviteti në Shqipëri, dhe shpërblimim që fitoi gjyqtari e kishte kaluar në llogarinë e gjyqtarit. Vetë Metalla, në deklarimin e tij para KPK-së, kërkoi rikonfirmimin e tij në detyrë dhe tha se kërkon një gjykim të drejtë siç e parashikojnë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.