Report TV - Dan Friedman: Do shruaja edhe për PS nëse do kisha fakte se kanë lobuar

2018-05-14 0

Zëri i Amerikës ka bërë një intervistë sot me gazetarin e Mother Jones Dan Friedman, një ditë pasi kjo revistë publikoi një investigim, në të cilin ngrihen hije të forta dyshimi për financimin e LSI nga kompani guacka, pas të cilëve qëndrojnë oligarkë rusë, me qëllim lobimin e partisë shqiptare në SHBA.

Friedman përmendi se është në dijeni edhe të lobuesit të Partisë Socialiste në SHBA, të cilin e përmendi me emër dhe tha se do të donte shumë të shkruante edhe këtë parti, por deri në këtë moment, sipas tij, investigfimi i tyre është mbështetur vetëm te paratë e errëta që burojnë nga kompani fantazmë të llojit off-shore.

Free Traffic Exchange