Fond nga BE per sigurine rrugore

2018-05-14 0

Bashkimi Europian do të financojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria, një fond për të adresuar të gjitha hot-spotet të cilat janë burime aksidentesh në rrugët kombëtare. Lajmin e bëri të ditur ministri Damian Gjiknuri, pas përfundimit të takimit të ministrave të Transportit te vendeve të rajonit në Ljubjanë të Sllovenisë.

? Mu dha rasti të prezantoj projektet e qeverisë shqiptare përsa i përket sigurisë rrugore por mbi të gjitha edhe projektet e zhvillimeve në infrastrukturë. Shpjegova edhe skemat e mbështetjes financiare nëpërmjet Partnerit Publik Privat si një nga format e përmirësimit të infrastrukturës në vend, çka u përmend edhe nga komisionerja. Gjithashtu, u fol edhe për një fond të Bashkimit Europian, që e mori përsipër komisionerja, për ta adresuar të gjitha ?hot spot-et?, ato që quhen vende të rrezikshme, të gjitha nyjet e identifikuara të transportit në Evropën Juglindore?.

Edhe Banka Botërore ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve në Washington ka miratuar disbursimin e një kredi me vlerë 50 milionë dollarë për rehabilitimin e 55 kilometrave rrugë rajonale dhe lokale në zona me rëndësi në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë. Vitin e parë do të rikonstruktuhen me këtë fond akset Fier-Seman, Pogradec ? Tushemisht dhe Qafë Thore ? Theth.

Free Traffic Exchange