A1 Report - Spoti per sigurine rrugore "Te respektohen vijat e bardha"

2015-08-22 6

TIRANË - Shqipëria renditet si një ndër vendet me numrin me të lartë të kalimtarëve që humbin jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Duke shpresuar se mund të ndryshojnë diçka në sjelljen e drejtuesve të automjeteve, kompania McCANN Tirana, me mbështetjen e ministrisë së Brendshme, ka ndërmarrë një fushatë publicitare sensibilizese, pjesë e së cilës është bërë edhe televizioni A1 REPORT, ku tërheq vëmendjen për respektimin e vijave të bardha.

Numri i lartë i aksidenteve rrugore në vendin tonë, ku vetëm vitin e kaluar 95 kalimtarë humbën jetën ka qenë shtysa që kompania McCANN të ndërmarrë një fushatë publicitare për sensibilizimin e të gjithëve për respektimin e rregullave të qarkullimit. Pjesë e kësaj fushate u bë edhe televizioni A1Report. Gjetja ishte shumë interesante. Siç është bërë tashmë traditë, të gjithë makinat ndalojnë, ndërsa kalon një kortezh mortor. Mesazhi u drejtohet atyre që janë në timon: I respektoni edhe kur janë gjallë.

Ivica Spasovski, Drejtor kreativ i McCANN, Tirana na shpjegon se si lindi ideja dhe se është pritur mirë nga të gjithë.

"Ne u nisem nga fakti që vitin e kaluar në aksidentet rrugore humbën jetën 95 kalimtare dhe vendosëm që fushata jonë publicitare të vinte theksin pikërisht mbi këtë fakt, duke shpresuar të ndryshonim diçka në sjelljen e drejtuesve të automjeteve. Dhe ajo që në bëmë goditi në shenjë. Në momentin që u publikua spoti rezultati ishte i menjëhershëm, pati ndikim të madh. Njerëzit ndiheshin pjesë e tij, pasi ishte një problem i jetës së tyre të përditshme. Fillimisht spoti u publikua në faqen zyrtare të ministrisë së Brendshme, dhe menjëherë u përhap thuajse në të gjitha rrjetet sociale. Madje spoti u shpërnda edhe nga vetë kryeministri i Shqipërisë, në të gjitha faqet zyrtare të ministrive, dhe ky ishte komplimenti më i madh për ne. Po ashtu kemi marrë komplimente nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë apo edhe të huaj që kanë të njëjtat probleme me qarkullimin rrugor"-tha Ivica Spasovski.

Për drejtoren e artit të McCANN, spoti ka goditur në shenjë.

" koncepti është më shumë një mënyrë për të dhënë një mesazh dhe nuk donim që të transmetonim te njerëzit diçka ose tu thonim njerëzve që ti duhet të bësh këtë. Zgjodhëm një mënyrë që mund të përjetonin vetë. Zgjedhja e kortezhit ishte nisme si fillim e dëshirës së madhe për të respektuar traditën, por në të njëjtën kohë ishte një kujtesë për numrin e këmbësorëve që kanë humbur jetën" - tha Flonia Vasia Gjollma, drejtore Arti, McCANN Tirana

Një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë në këtë spot ka qenë edhe ministria e Brendshme. Mitat Tola një ndër ekspertët më të mirë në këtë fushë tregon se e mirëpriten propozimin e McCANN për këtë spot publicitar dhe shumë shpejt policia rrugore do të ndërmarrë një fushatë të madhe sensibilizimi për drejtuesit e automjeteve, pasi jemi edhe në prag të sezonin turistik.

"Ftesës që na u bë nga kompania e cila prodhoi spotin,iu përgjigjëm menjëherë pozitivisht. Gjetja është shumë interesante, në Shqip...