Vlahutin paralajmeron politikanet: Kur te nisin negociatat, duhet te frikesoheni

2018-05-14 0

Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka paralajmëruar politikën shqiptare se i pret një punë e madhe nëse miratohet zyrtarisht hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Gjatë diskutimit për progres-raportin me deputetët shqiptarë, Vlahutin theksoi se ndryshimet që do të ndodhin nëse nisin negociatat, do të bëjnë që shumë politikanë të tremben.
"Shqipëria ka arritur në atë fazë ku vende të tjera në proces kanë qenë në momemtin që iu është dhënë rekomandim pozitiv për negociata. Puna që vendit do t'i duhet të bëjë gjatë negociatave për anëtarësim, është diçka nga e cila duhet të jeni paksa të trembur, sepse do të jetë shumë e madhe. Do të jetë shumë invazive, kështu që duhet të bëheni gati edhe për këtë. Do t'ju duhet të përafroni legjislacionin, por edhe sjelljen tuaj në standardet e Bashkimit Europian. Ajo që negociohet janë afate, që nënkupton koha që ju duhet", u shpreh Vlahutin.
Sa i përket 5 prioteteve të BE-së për Shqipërinë, ambasadorja theksoi se ato do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe kur vendi të çelë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian.
"Absolutisht mbeten si përparësi. Do të mbeten përparësi absolute gjatë negociatave, do të mbeten të tilla edhe pasi vendi të hyjë në BE. Rekomandimi pozitiv parashikon se shihet progres konstant", tha Romana Vlahutin.

Free Traffic Exchange