“Kush nuk i deklaron të ardhurat penalizohet” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka mbetur edhe një javë për të deklaruar të ardhurat që arrijnë në 2 milion lekë në vit, administrata tatimore u bën apel qytetarëve që të plotësojnë formularin. Deri më tani kanë dorëzuar 7400 qytetare dhe deri në 30 prill pritet që kjo shifër të rritet më tej. Bëhët fjalë për individ të cilët kanë të ardhura nga pagat, nga honoraret,  qiratë apo interesa bankare, të cilët do të duhet të kryejnë këtë deklarim pranë degëve rajonale tatimore.Në rast se ky deklarim nuk kryhet nga individi,  administrata thotë se do të jetë subjekt i verifikimeve, çka do të thotë që në një moment të dytë do të ketë penalizime.Deklarata individuale vjetore e të ardhurave është e detyrueshme të paraqitet pranë tatimeve çdo vit. Në rast të aplikimit gabim, qytetarët kanë edhe tre muaj kohë për korrigjim.