https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania "Crown Agent" që do të ndihmojë qeverinë shqiptare të mbledhë më shumë para në dogana do të kryej rreth 450 kontrolle në muaj me qellim shmangien e praktikave abuzive. Një ekip prej 12 pjesëtarësh do të jenë në terren çdo ditë për të ushtruar kontrolle në gjithë sistemin, me qellim zbulimin e mashtrimeve. Gjatë prezantimit të ekipeve nga kjo kompani kryeministri Edi Rama tha se "Crown Agtent" do të ndikojë në mbledhjen e rreth 90 milion eurove më shumë gjatë 2014. Sipas Kryeministrit, paralel me punën që do të bëjë kompania britanike, do të kryhet një reforme e thellë në administratë me qellim që të përmirësohet imazhi i doganierit. Marrëveshja me kompaninë që do të formoje asistencë teknike u miratua mes debatesh të forta të opozitës, pasi buxheti i shtetit do të shpenzojë 8.5 milion euro për dy vjet, ndërsa ajo është përjashtuar nga taksat dhe tatimet për aq kohë sa do të operojë në vendin tonë.