Ora News - Rama fton Bashën: Mos u bashkoni me skeptikët që duan të na vënë shkopinj në rrota

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini ndodhen në konferencën e përbashkët për median

Mogherini: Në mars të vitit të kaluar unë përballë medias u shpreha qartazi përballë qytetarëve të Shqipërisë se KE do të japë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë kur zbatimi i reformës në drejtësi dhe posaçërisht vettingu të fillonte.Ju e realizuat dhe ne përmbushëm atë që thamë. Urime! Është një moment mjaft historik në historinë e BE-së. Do të doja ti bashkoja kryeministrit për të falenderuar të gjithë shqiptarët dhe kolegët dhe mqitë e mi në Bruksel.

Pesë përparësitë kyçe do të jenë elementët kyce dhe baza për punën tonë të ardhme në të përbashkët. Është momenti për të njohur rezultatin e arritur të gjithë bashkë në Shqipëri dhe angazhimi për të punuar së bashku, opozita, dhe të gjithë qytetarët. Përpjekja kolektive nuk është vetëm insistuticonet. Të gjithë së bashku të vazhdojmë këtë punë e cila do të jetë më e madhe dhe kur të nisin negociatat. Ky është një proces që lejon transformimin e vendit

Rama fton Bashen

Edi Rama: Por sot dua ti lutem jo si Kryeministër, aq më pak si kryetar i forcës qeverisë së vendit por si shqiptar, si qytetar, edhe si kolegë po të doni, përfaqësuesve të opozitës shqiptare që të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesat e veta të brendshme do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces, të mos ushqejë zyra deputetësh andej e këtej me gënjeshtra, gjysmë të vërteta që janë nganjëherë dhe më të dëmshme se gënjeshtrat dhe të mos eksportojë baltën e luftës sonë të brendshme politike, të lërë mënjanë inatin dhe mllefin politik kur flasin në gjuhë të huaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-e-mogherini-para-medias-ne-tirane