Pacolli shpallet Qytetar Nderi: Politikanët në Kosovë dhe Shqipëri të mbajnë premtimet për Kukësin

2018-05-14 0

Në Kukës sot përkujtohet 19 vjetori i fillimit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

Gjatë luftës së Kosovës rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri.

Mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Kukësi ishte qyteti i parë që priti shqiptarët e Kosovës dhe sot si çdo vit kjo ditë kujtohet me aktivitete e ceremonisë ?Eksod 99?.

Në 19 vjetorin e ?Eksod 99? Bashkia Kukës dhe Këshilli i Qarkut Kukës shpallën Bexhet Pacollin, ministër i punëve të jashtëm të Kosoves, qytetar nderi i Kukësit dhe nder i qarkut te Kukësit.

Pacolli u shpreh se Kukësi është kryeqyteti i mikpritjes dhe bujarisë mbarëshqiptare.

?Politikanët e dy shteteve kanë një obligim të madh që fjalët e tyre të mëdha për Kukësin t?i mbajmë dhe t?i realizojmë. Është përgjegjësi e madhe, Kukësin të mos ta ndajë politika dhe të dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria duhet ta kenë kauzë të përbashkët, zhvillimin dhe prosperitein e Kukësit?.