Jetimi Alfred Muharemi: Ligji për ne, i bukur vetëm në letër, zbatueshmëria zero

2018-05-14 1

"Ligji i statusit të jetimit duhet të ndryshohet, është një ligj që nuk ka asnjë lloj zbatimi por është i bukur vetëm në letër",- është shprehur ditën e sotme në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv Alfred Muharemi i cili është një i ri që është rritur në fshatin SOS.

Sipas tij, ky ligj është i mirë, por ka nevojë të zbatohet sepse të rinjtë që dalin nga institucionet shtetërore, janë në një rrugë pa krye.
Muharemi i cili sot punon si bankier, kërkon kooperimin e të gjitha instancave për të mbështetur këtë lloj kategorie që nuk ka përkrahje

?Unë dua të them që në moshën 18 vjeç, kur dalin të rinjtë nga institucionet shtetërore, janë në një rrugë pa krye. Kjo qeveri dhe kjo shoqëri nuk e ka vullnetin për ta ndryshuar këtë lloj kategorie dhe për ta mbështetur atë. Ligji i statusit të jetimit është një ligj që kur e lexon, është një ligj që të jep mbështetje. Është një ligj i mirë që e ke të sigurtë që do të kesh mbështetje. Ke ulje në transportin publik, ke sigurimin e arsimit pasuniversitar, ke edhe mbështetje për strehim, për të cilin nuk aplikohet.

Free Traffic Exchange