VLORË- Mungesa e një vendgrumbullimi për mbetejt urbane, është kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve të qytetit të Vlorës. Tonelata me mbetjet urbane janë grumbulluar në periferi të qytetit bregdetar, në lagjen "24 Maji" ndonëse shumë pranë tyre janë ngritur shtëpi banimi.
Megjithëse kanë kaluar 10 vjet nga nisja e procedurave për ndërtimin e landfillit, plani ka mbetur një projekt në letër.
Projekti i ndërtimit të vendgrumbullimit të mbetjeve urbane ende nuk është kthyer në projekt konkret. Banorët e zonës shprehen të shqetësuar se ndotja masive, era e keqe, apo tymit nga djegia e plehrave janë burim për sëmundje infektive.
Ndonëse projekti për ndërtimin e landfillit është hartuar, ai nuk po gjen zbatim për shkak të konfliktit për vendin ku do të ndërtohet.