stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-157-sezoni-3/
Shëndetësia falas është një nga premtimet dhe mburrjet më të mëdha të qeverisë, por njëkohësisht edhe një nga bllofet më flagrante të saj.
Gazetarët e emisionit ?Stop? provojnë se si mund të merret fare lehtë një raport mjeko ? ligjor në qendrën shëndetësore Kamëz dhe Durrës me lekë nën dorë dhe pa asnjë kontroll.
Në poliklinikën e Kamzës infermierja ndihmoi qytetaren të marrë një raport mjeko ? ligjor për vetëm 1000 lekë.
Qytetarja ? Më fal! Si kalon? Po kërkoj atë zonjën që rri aty!
Infermierja 1 ? Ka ikur në shpi.
Infermierja 2 ? Kanë ikur ato.
Infermierja 1 ? Kanë mbaruar për sot.
Qytetarja ? Sepse doja të pyesja pak për diçka. A mund të vini një sekondë, ju lutem? S?ka problem! Unë këtu jam studente, më duhet një raport mjeko-ligjor!
Infermierja 2 ? Mjeko-ligjor! Se je e aftë për punë? Ti je e aftë?
Qytetarja ? Po!
Infermierja 2 ? Do të fillosh punë me ndonjë vend apo e do për studime?
Qytetarja ? Po! Unë nuk e kam këtu vendbanimin, e kam në Dibër edhe më duhet sot për nesër dhe s?kam kohë.
Infermierja 2 ? S?ka kohë tashi. Më jep kartën e identitetit, të shkoj?! Çkemi? Si je? Ja, dy minuta, erdha! Do i them një doktori mos ka se kur vjen një urgjencë, i japim? po qe se ka, unë do shkoj lart, meqë qenke prej Dibre. Jam vetë prej Dibre unë.
Qytetarja ? Ja!
Infermierja 2 ? Kjo bën dhjetë mijë lekë të vjetra (ul zërin).
Qytetarja ? Sa?
Infermierja 2 ? 10 mijë lekë të vjetra (me zë të ulët).
Qytetarja ? Në rregull!
Infermierja 2 ? Të shkoj lart unë njëherë!
Qytetarja ? A të ngjitem edhe unë lart?
Infermierja 2? Jo, s?ka gjë, se kam kartën. Se ka shumë njerëz.
Infermierja 2 ? Hajde këtu te shkallët se s?duam? I thashë duhet për nesër vërtetimi.
Qytetarja ? Si e ke emrin?
Infermierja 2 ? Edlira.
Qytetarja ? Kur të kem ndonjë herë tjetër që të të kërkoj.
Gjithashtu në qendrën shëndetësore të Durrësit, infermierja kërkon 10 mijë lekë për të marrë raportin mjeko ? ligjor pa kryer analizat.
Qytetarja ? A të futem?
Infermierja ? Hajde, hajde! Dëgjo erdhe ti, po pse s?erdhe atë ditë?
Qytetarja ? S?munda, kam qenë sëmurë. Me grip jam.
Infermierja ? Me grip, ke qenë pa qejf ëëë, mirë. Hajde tashi! Unë po bëj një përpjekje njëherë! Ishalla nuk kane ik ato të ndërtesës tjetër! Si e ke emrin ti? A ke një kartë identiteti?
Qytetarja ? Po, kam!
Infermierja ? Ma jep kartën! M?i jep edhe ç?ke për të? ashtu, edhe të shkoj njëherë unë!
Qytetarja ? Tani sa bënin?
Infermierja ? Nëma ti ta kem një kështu, sa ke ti ke një 5-she? Ma jep 10-shen!
Qytetarja ? Jo, nuk kam!
Infermierja ? S?ke? Ja të ta jap unë një se duhet me i ngatërru, duhet një 5-she me bo regjistrimin atje, asaj tjetrës të shkoj t?i them.
Qytetarja ? S?ka gjë! Vetëm më mbaro!
Infermierja ? Ishalla të mbaroj njëherë! Ta gjej, përndryshe do vish vetë. Do vish jo vetë, do ...