https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Rama: Shëndetësia falas, realitet që vjen me "revolucion" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në analizën e 300 ditëve të para të ecurisë së punës në Ministrinë e Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama vuri në qendër të diskutimit zotimin e qeverisë së tij për të bërë realitet shëndetësinë falas. Kreu i qeverisë e cilësoi të realizueshëm këtë proces, duke theksuar se kërkon një revolucion të tërë të sistemit, që nga themelet. "Ky është një zotim që do ta mbajmë por sigurisht do ta mbajmë në kohën e nevojshme për ta kryer këtë revolucion. Mbulimi universal shëndetësor nuk është as një halucinacion ideologjik e elektoral dhe as një prirje e izoluar, por është një tendencë botërore sot, që siç nënvizon edhe vete presidenti i BB-së, nuk është kërkesë për shëndetësi më të mirë, por është kusht për barazi"- u shpreh Rama në fjalimin e tij. Kryeministri theksoi se viti i dytë i mandatit qeverisës do të karakterizohet nga një luftë e panjohur më parë kundër korrupsionit, një luftë e cila, sipas tij, do të shtrihet në të gjitha nivelet.