Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Bolonjës, Virginio Merola. Homologët biseduan për bashkëpunimin mes qyteteve, por Merola u ndal dhe në klimën e krijuar në Tiranë.
Virginio Merola: Janë të shumtë italianët që punojnë këtu. Të shumtë janë dhe shqiptarët që jetojnë në qytetin tim. Tirana është një qyett që po rigjenerohet falë punës suaj. Qytetet e hapura janë qytetet me të ardhme sepse tërheqin njerëz, inteligjencë dhe kështu kontribuojnë në zhvillimin e së ardhmes. Ne nuk duam të bëjmë një binjakëzim të zakonshëm, por projekte konkrete. Ndaj nga sot lind një bashkëpunim i ri?
Në shenjë miqësie dhe të bashkëpunimit mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi homologut të tij ?Çelësin e Qytetit?. Më pas, ata zhvilluan një vizitë në Sheshin ?Skënderbej?, ku në mënyrë simbolike mbollën disa pemë.
Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi se Bolonja është kthyer në shtëpinë e dytë për shumë studentë shqiptarët, të cilët në përfundim të studimeve rikthehen për të vendosur dijet e marra në shërbim të zhvillimit të qytetit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-i-jep-celesin-e-qytetit-kryebashkiakut-te-bolonjes