Report TV - Vrasja e Cukut, Shallari do flasë, merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

2018-05-14 0

Një vit nga vrasja e ish kryepolicit Artan Cuku, hetimet për këtë krim janë drejt fundit ndërsa atentatori i dyshuar Mikel Shallari merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Burime nga prokuroria e krimeve të rënda sqaruan për Report Tv se i riu nga Kucova i prangosur si atentator ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar detaje të këtij krimi.

Në dëshminë e tij Shallari ka pranuar se vrasjen ai e ka kryer për llogari të disa personave kundrejt një vlere prej 20 mijë euro por këto para ai si ka marrë asnjëher. Po ashtu sqaruan burimet pas kësaj dëshmije janë shpallur në kërkim disa shtetas si porositës dhe ndërmjetësues të këtij krimi të cilët rezultojnë se pas krimit kanë ikur jashtë vëndit.

Mikel Shallari u prangos dy muaj pas krimit dhe për zbulimin e tij oficerët e hetimit u ndihmuan nga analizat e ADN-s dhe bashkëpunimi me autoritetet Zviceriane. Gjatë fundjavës familjar koleg dhe të afërm të Artan Cukur e përkujtuan atë me anë të një dokumentari dhe një libri ku sipas tyre vrasja e tij është bërë për shkak të detyrës.

Free Traffic Exchange