Një vit nga vrasja e ish-kryepolicit të Vl" /> Një vit nga vrasja e ish-kryepolicit të Vl"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vit nga vrasja e ish-kryepolicit të Vlorës Artan Cuku, dosja hetimore e ngjarjes është drejt përfundimit të hetimeve.
Burime të prokurorisë së Krimeve të Rënda, thanë se i dyshuari si atentator i Artan Cukut, shtetasi Mikel Shallari ka marrë zyrtarisht statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Hetimet për këtë çështje janë ndjekur nga prokurori Henrik Ligori, i cili ka marrë në pyetje Mikel Shallarin teksa ai ka pranuar autorësinë e atentatit.
Sipas prokurorisë, në kërkim për vrasjen e ish zyrtarit të policisë, janë disa persona të dyshuar si porositës, të cilët nga hetimi rezultojnë se ndodhen jashtë vendit.
Një vit më parë Artan Cuku u qëllua me armë në shkallët e pallatit ku banonte tek rruga e kosovarëve në Tiranë. Fare pranë vendit të ngjarjes ne nje kazan mbeturinash policia gje rrobat e autorit të cilat u dërguan për eskpertim.
Vetëm pak muaj më vonë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda policia vuri në pranga 24 vjeçarin nga Kuçova. Në momentin e arrestimit Shallari nuk bëri rezistencë ndërsa agjentët e policisë kriminale.
Policia tha se ADN e tij ka ngjashmëri me ADN ?në e vrasësit, por ende nuk është provuar nëse përputhet tërësisht.
Bashkë me bluzën u gjetën edhe rroba të tjera që ngjajnë me ato që mbante vrasësi që ishte regjistruar nga disa kamera sigurie. Por ndodnese është zbuluar atentatori ende prokuroria dhe policia nuk ka shkuar tek urdheruesit e vrasjes.
Ish drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 20:45 (8 prill 2017) në zonën e njohur si ?Rruga e Kosovarëve? në Tiranë. Ekzekutimi ndodhi në hyrjen e pallatit ku Çuku banonte.
Pista e hetimit është vrasje për shkak të detyrës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/atentati-ndaj-artan-cukut-i-arrestuari-mikel-shallari-merr-statusin-e-bashkepunetorit-te-drejtesise