Report TV - Muxhahedinët, iranianët: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet terroriste

2018-05-12 10

Iranianët paralajmërojnë Shqipërinë se rrezikohet nga sulmet terroriste për shkak se ka strehuar muxhahedinët. Presidenti i Komitetit ndërkombëtar në kërkim të Drejtësisë, Alejo Vidal-Quadras deklaron se regjimi iranian ka nisur një fushatë që mund të rrezikojë sigurinë e muxhahedinëve në Shqipëri.

Vidal-Quadras kërkon që të ndërmerren masa të menjëhershme në mënyrë që fushata e Republikës Islamike kundër disidentëve të ndalohet. Ai thekson se regjimi iranian ka vënë në shënjestër grupin kryesor të opozitës MEK. Gjithashtu në shkrim theksohet se në Shqipëri pak ditë më parë u arrestuan dy iranianë, që sipas tyre erdhën për të mbledhur informacione dhe për të spiunuar MEK.