Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30, në fshatin Lashkizë të Dibrës.
Një 56-vjeçar është plagosur rëndë duke rënë në një greminë rreth 50 metra. A.S., 56 vjeç, punëtor në një HEC, ishte duke ecur, dhe sipas të dhënave të para nuk ka qenë duke punuar, është rrëzuar duke rënë rreth 50 metra në një greminë.
Duke ju referuar informacioneve paraprake ai është transportuar në spitalin e Peshkopisë, dhe pritet të dërgohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.