Ora News - Çfarë i tha Spaho Ministrit Xhafaj? Ora News zbardh bisedën telefonike

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News zbardh bisedën telefonike të kreut të grupit parlamentar Edmond Spaho me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj pas përplasjes së deputetëve të opozitës me policinë në dyert e Gjykatës së Tiranës.

Spaho i kërkon Xhafajt të ndërhyjë tek policia që ti lejojnë të futen në sallën e gjyqit, ndërkohë që Xhafaj i thotë se ky vendim i përket gjykatës.

Edmond Spaho: "Këtu është gjykata civile i dashur Fatmir. Je jurist, e di më mirë se unë. Për të bërë letra ju nuk e keni problem. I bëni letrat edhe pasnesër për ditën e djeshme. Letrat i bëni dhe thoni se nuk ka vendim gjykate. Unë kam ardhur këtu, nuk ka pasur vendim, më kanë thënë do të hysh dhe nuk më lanë të hyj. Po çfarë përgjigjie do marrim, ai thotë s'di gjë, nuk jam këtu, jam në takim. E shikon sesi është këtu, çfarë hyrje? Kanë hyrë vetëm policë. Të ndjekim pocesin, pse i pari gjyq është ky që zhvillohet në Shqipëri për të ndaluar. Gjithandej kemi qenë, kemi ndjek procesin, kaq çfarë do bëjmë. Çfarë rëndësie ka,atë do ta diskutojë gjykata, unë ka ardhur të ndjek procesin".

Pak minuta pas kësaj telefonate, gjyqtarja e çështjes vendosi lejimin në sallë të deputetëve të opozitës dhe një pjesë të familjarëve të 23 të arrestuarve për Rrugën e Kombit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cfare-i-tha-spaho-ministrit-xhafaj-ora-news-zbardh-biseden-telefonike

Free Traffic Exchange