Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Bledian Koka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, ka zbuluar disa detaje rreth bashkëpunëtorit që përgjoi bisedën me Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Koka: Për aq informacion sa kam, bashkëpunëtori në fjalë ka qenë bashkëpunëtorët i bandës së Agron Xhafës nëse mund të quhet i tillë, i cili ka shkuar në burg dikur dhe gjatë kohës që ka qenë në burg ka ndjerë "tradhtinë" e Agron Xhafës. Bashkëpunëtori i ka ngritur një lloj kurthi Agron Xhafës. Personi që ka bërë regjistrimin ka qenë pjesë e bandës. Edhe komunikimi po ta dëgjosh bisedën mes Agron Xhafajt dhe bashkëpunëtorit ka një lloj bezdie.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/koka-kush-eshte-personi-x-qe-regjistroi-biseden-e-vellait-te-ministrit-xhafaj