Ora News - Protesat për taksën, Vasili: Njerëzit po rrëmbehen. Sterkaj: Kukësi duhet të lehtësohet

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse në mbledhjene përbashkët të grupeve parlamentare të opozitës ku u vendos mosbindje civile, deputetët e LSI kanë marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Madje ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka dhënë argumentet e tij mbi projektin.

Haxhinasto: Mjafton një shifër që kostot e këtyre shkëmbimeve në kufi

Megjithatë kryetari i grupit parlamentar të LSI shprehet se nuk ka asnjë përplasje mes qëndrimeve

Vasili: Jam dakord që të jeni më prezent edhe atje ku rrëmbehen njerëz në polici.

Por nuk ndan të njëjtin mendim deputeti i LSI Robert Bitri.

Bitri: Zoti Basha nuk është kryetar i partisë time. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim

Taulant Balla e konsideron reagim e opozitës të qëllimshëm, duke rikujtuar drejtësinë dhe kontratën e lobimit.

Balla: Të thuash mos paguani taksat do të thuash që të mbyllim spitalet, të mbyllim shkollat. Megjithatë në papërgjegjshmërinë e vet, të Lulzimit, që të gjithë e dimë që halli i madh e ka zënë po të kemi parasysh disa fatalitete që e presin lidershipin e Partisë Demokratike në ditët dhe javët në vijim. I bëj thirrje Partisë Demokratike dhe pozicionimit momental të LSI

Për deputetët e mazhorancës mosbindja civile është e paligjshme edhe pse kërkojnë uljen e tarifës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesat-taksen-vasili-njerezit-po-rrembehen-sterkaj-kukesi-duhet-te-lehtesohet