Ashtu si Partia Demokratike, edhe LSI " />
Ashtu si Partia Demokratike, edhe LSI "/>

Vasili për "Elbasanin" - ‘Shkarkimet duhet të nisnin me Çakon, frymëzues i trafikut të drogës’

2018-05-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ashtu si Partia Demokratike, edhe LSI i ka quajtur të vonuara shkarkimet e drejtuesve të policisë së Elbasanit.
Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se Çako kërkon të tërheqë vëmendjen nga droga që ka mbuluar vendin.
Sipas tij, Haki Çajko duhet të ishte shkarkuar i pari si frymëzuesi dhe mbështetësi i trafikut të drogës në Shqipëri.
Vasili: Shkarkimet në policinë e Elbasanit janë shkarkime të vonuara të cilat duhet të bëheshin 2 muaj më parë dhe sot ato bëhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për të shmangur vëmendjen nga droga që përmbytur vendin dhe për të tërhequr vëmendjen nga ngjarje të tjera tepër të rënda. Është e rëndë që në këto dënime kolektive po u bihet në qafë policëve dhe drejtuesve të ndershëm të policisë duke i përzier me ata që kanë qenë pjesë e llumit të trafiqeve. I pari që duhet të ishte shkarkuar ishte Haki Çako. Frymëzuesi dhe mbështetësi i trafikut të drogës në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkarkimet-duhet-te-nisnin-me-cakon-frymezues-i-trafikut-te-droges/

Free Traffic Exchange