Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht protestave të nisur në Tiranë dhe vendimit të opozitës për një mosbindje civile deputetët e LSI kanë marrë pjesë në komisionet parlamentare.
Madje ish-Ministri i Transporteve ka diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku u fol për projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg V-B Mesdhe (MED),.2014-202."
Për shkak të mungesës së opozitës diskutimi në komisione është zhvilluar i qetë.
Megjithatë deputetët e opozitës dhe të mazhorancës kanë mendime të ndryshme mbi mosbindjen civile.
Petrit Vasili: "Jam dakort që të jemi edhe më prezentë atje ku rrëmbehen njerëzit, në polici. Ky është shqetësimi më madhor."
Paulin Sterkaj: "Basha është anti-kushtetues. Pse duhet të jetë mosbindja civile? Nuk jam një ekonomist, por që rruga do të ketë një tarifë patjetër, por edhe Kukësi duhet të lehtësohet patjetër."
Klotilda Ferhati: "Mosbindja civile nuk është një mjet i nevojshëm në periudhën që po jetojmë sepse ka mekanizmi ligji për zgjidhjen e problemeve."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesat-taksen-vasili-njerezit-po-rrembehen-sterkaj-kukesi-duhet-te-lehtesohet