Ora News - Sporti në natyrë, Tirana mirëpret për herë të parë kampionatin “Survivor Games

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për herë të parë në Shqipëri është zhvilluar kampionati ?Survivor Games?. Në aktivitetin e realizuar në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë është synuar përfshirja e sa më shumë të rinjve në aktivitet sportive.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Eduard Shalsi, tha se Parku i Liqenit është kthyer në alternativë për shumë të rinj, për aktivitete të ndryshme sociale e sportive.

Erjon Veliaj: "Unë bënë protestat si për këndin e lodrave. Mbaroi dhe ja ku jemi sot. Dhe unë them se një njeri unë, si Shalsi apo kushdo tjetër që është në një pozicion ku ndihet i shpërblyer kur shikon që këto vendime ia kanë bërë jetën më të lehtë, ndoshta edhe më të mirë, dhe i dhënë një alternativë tjetër të rinjve.?

Po ashtu Veliaj është shprehur se ndryshe nga e shkuara kur në kryeqytet shtohej numri i kefeneve tashmë po investohet në terrene sportive.

Erjon Veliaj: ?Me statistikat e bizneseve të Bashkisë, ishte hera e parë që ra numri i kafeneve të reja, i basteve dhe i bingove, dhe u shtua numri i palestrave, i bibliotekave, i këndeve të lodrave dhe i terreneve sportive.

Për t?u bërë europianë, e paskemi vetë në dorë, mjafton të marrim vendime si europianë, të sillemi si europianë, të ushtrohemi si europianë, të rilidhemi me natyrën dhe me njëri-tjetrin."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sporti-ne-natyre-tirana-mirepret-here-te-pare-kampionatin-survivor-games

Free Traffic Exchange