Shoqata "Tirana" festoi 170 vjetorin e Dhom" /> Shoqata "Tirana" festoi 170 vjetorin e Dhom"/>

Ora News - Shoqata "Tirana" feston 170-vjetorin e Dhomës së Parë të Tregtisë dhe Bujqësisë

2018-09-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqata "Tirana" festoi 170 vjetorin e Dhomës së Parë të Tregëtisë së Bujqësisë në Tiranë më përfaqësues të bizneseve, tregtarëvë dhe sipërmarrësve ne kryeqytet.

Kryetari i shoqatës Arben Tafaj kërkoi që të rritet bashkëpunimi mes sipërmarresve dhe të forcohet promovimi i biznesit në Tiranë.

Arben Tafaj: Kjo situatë e bën të domosdoshme rritjen e bashkëpunimit tonë dhe pse jo mbështetjen për njëri tjetrin, ndaj e konsideroj një detyrë tonën shoqatës Tirona, që krahas promovimit vlerave tona historike, kulturore, intelektuale, sportive artistike një vëmëndje e veçantë t'i kushtohet forcimit te komunitetit të biznesit dhe promovimit të vlerave të tij.

Edhe per ish ambasadorin Zef Bushati forcimi i marrëdhënieve mes bizneseve ne Tirane ndihmon.

Zef Bushati: Unë jam shumë i kënaqur ju falenderoj, jeni të gjithë të mirë. Une ju dua se s'kam si mos ju dua se jam rrit mes jush.

Mbështetjen e konfirmuan dhe vet përfaqësueset e bizneseve.

Përfaqësues biznesi: Dhoma Tregëtisë dhe Industrisë Tiranës ka një traditë shumë të madhe dhe kjo falë shpirtit të sipërrmarrjes të qytetit të Tiranës. Sot pesha e këtij biznesi të Tiranës kontribon mbi 40% të Produktit Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Janë rreth 35% e numrit të përgjithshëm të siperrmarjes shqipëtare të përqëndrar në Tiranë ështe kontribuese mbi 40% eksporteve Shqipëtare është 70% e numrit të ndërrmarrjeve të përbashkëta dhe të huaja që operojnë në qarkun e Tiranës, e shumë e shumë shifra te kësaj natyre që të gjithëve së bashku na bëjnë krenarë për të kuptuar se sa e rëndësishme ështe roli i siperrmarjes së Tiranës edhe të gjithe biznesit shqiptar me këtë rast që kontribon mbi 80% te produktit të brendshëm dhe mbi 80% të punësimit në shkalle vëndi.

Përfaqësues biznesi: Tirana do të jetë e bashkuar për të gjithë llojet e specialiteteve, ne do ta bëjmë institucion Tiranën. Shqipëria turistike nuk ka asnje kuptim pa Tiranën turistike edhe ju bëj thirrje të gjithëve ta përkrahim turizmin. Tirana ka atraksone turistike nga më të pafundmet, duhet që neve të jemi të gjithë sëbashku kjo që kemi nisur sot duhet të vazhdojë.

Përfaqësues biznesi: Kam jetuar dy periudha në jetën time se ta kemi nje farë moshe , një periudhë të kaluar kur dikush te thoshte "Tirans" nuk e thoshte me zë të lartë dhe një periudhë të dytë kur emri Tirans është ngritur në një lartësi që përpara nuk ka qenë , edhe jam shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur që ka ndodhur kjo. Që qytetari i Tiranës është parë në një optikë që e ngre në nivelin më të lartë të qytetarisë shqiptare.

Ndërsa presidenti i Radio Televizonit Ora News, Ylli Ndroqi shprehu mbështetjen e tij ndaj promovimit dhe vlerave të sipermarrjes në Tiranë.

Ylli Ndroqi: Do doja të thoja që ne duhet të jemi shumë afër me njëri-tjetrin se jemi shumë pak. Yldon Media Grup normalisht lançon çdo aktivitet të çdo shoqate, të çdo bizesmeni, të çdo politikani por nuk ka më të rëndësishme që të lançosh vendin tonë, qytetin tone...