VLORE - Rreth 30 pako me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva janë kapur këtë të diel në Orikum. Sipas burimeve për Report Tv, droga e sekuestruar kishte si destinacion vendin fqinj Italinë.
Operacioni është kryer gjatës natës së mbrëmshmë, por policia nuk jep informacion. Gjithashtu burimet i thanë Report Tv se gjatë operacionit është kapur edhe një gomone e cila do transportonte drogën dhe një furgon. Burimet thonë që janë rreth 600 kg kanabis, një furgon i madh dhe një gomone në Orikum. Operacioni ka qënë i përbashkët me forcat e kufirit, ku janë kapur edhe 600 litra benzinë.
Policia ka kontrolluar edhe disa banesa në zonën e Orikumit për autorët e drogës. Sipas burime policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave për sasinë e kanabisit të sekuestruar gjatë natës së mbrëmshmë në një furgon në Vlorë.
Gjatë kontollit kur u sekuestrua 600 kg kanabis, është gjetur edhe 1 kg vaj hashashi.