Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 900 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, gati për tu transportuar me gomone për në Itali. Në prangat e policisë janë vënë 6 persona, si të dyshuar në përfshirjen e trafikut të drogës.
Droga u sekuestrua mbrëmjen e djeshme 26 shkurt, ndërsa hetimet për këtë rast të trafikut të dorgës kishin nisur rreth një muaj më parë dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë dhe Guardia di Finanza, është bërë e mundur kapje e kësaj sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike, në tentativë për t?u trafikuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-sekuestrohet-gomonia-me-1-ton-kanabis/