Report TV - Flasin banorët në Kukës: Policët na terrorizuan

2018-05-12 0

Një ditë pas protestës së dhunshme në pikën kufitare të Kalimashit, në Rrugën e Kombit, forcat e shumta të RENEA kanë ?blinduar? qytetin verilindor, duke kryer kontrolle për kapjen e personave të përfshirë në protestë.

Report Tv ka arritur të kontaktojë disa persona, të cilët kanë pohuar se janë kontrolluar nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shumë qytetarë janë mbledhur sot para komisariatit në Kukës, me pretendimin se u janë arrestuar familjarët e tyre.