Report TV - Kukës, koncesionari i "Rrugës Kombit" bllokoi kalimin e kullotave, banorët në protestë

2018-05-16 1

Banorët e fshati Kolsh në Kukës kërkojnë rrugë alternative pas bllokimit të të vetmes rrugë që lidh fshatin me kullotat dhe bjeshkët.

Firma koncesionare e ?Rrugës së Kombit?, në afërsi të tunelit, që prej datës 5 maj ka bllokuar rrugën lidhëse të fshatit me kullotat.Banorët e zonës janë të detyruar që të udhëtojnë deri në mbikalimin e Thirrës, në mënyrë që të kenë mundësi të kalojnë në kullotat e fshatit.

Banorët e zonës kanë lënë një afat 5 ditor për zgjidhjen e problemit të tyre, ato thonë që kanë 2300 ha pyje dhe kullotat janë i vetmi burim jetese për ta, që lidhen me rrugën e shërbimit e cila qëndron e bllokuar që prej datës 5 maj.

Kërkesat për një rrugë alternative ndaj qeverisë janë bërë nga përfaqësia e fshatit me 800 banorë.