Karriera e saj mund të themi se është ngritur mbi baza të forta imazhesh provokuese.
Pasi nuk arriti të marrë vëmendjen e jurisë për zërin, Enca Haxhia ?nxorri në shesh armët? e një femre për të kapur me çdo kusht famën e dëshiruar.
22 -vjeçaren e kemi parë të ekspozojë kahera asetet e bollshme dhe ndoshta për këtë shkak, ajo është shëndërruar në një fenomen.
?Bomba? e rradhës plasi një javë më parë. Brenda 24 orëve Enca grumbulloi 1 milion shikime për klipin e ri.
E teksa vetë këngëtarja i gëzohej shifrave në rritje, mediat i mbanin ison lidhur me suksesin. Por, publiku i gjërë nuk e kurseu. Një lumë komentesh shpërthyen kudo kundër projektit të sapoprezantuar.
Jo se në të shkuarën kishin munguar kritikat ndaj skenave të nxehta, por këtë herë, bashkë me fabulën e këngës, këngëtarja provokuese u vu në shënjestër për skenat e forta erotike me modelin e huaj.
Puthjet e shfrenuara, apo prekjet në zonat erogjene nuk u censuran.
Alarmi që ngritën një pjesë e madhe e komentuesve në rrjet ishte modeli që Enca Haxhia u pëcjell fansave, pjesa dërrmuese e të cilëve janë minorenë. Sjellja provokuese e këngëtares duket se ndikon direkt tek ndjekësit adoleshentë.
Për gazetarët ky nuk duket të jetë një problem. Përkundrazi, shihet si emancipim i femrës.
Por, a është ky lloj fuqizimi që do i bënte mirë imazhit të gruas? Për psikologët, skena të tilla ku fasada mbizotëron përmbajtjen, vetëm sa shndërrojnë femrën në objekt seksual.
Në një intervistë për ?Jo vetëm Modë? psikologia Lorela Garuli tha se skenat e nxehta nëpër videoklipe është feminizëm i keqinterpretuar pasi teoritë feministe synojnë ta ç?veshin idenë e instrumentalizimit të trupit të femrës për të thenë që duhet të shikojmë në brendësi për vlerat dhe cilësitë.
?Ndikon në rritjen e numrit të sjelljeve seksuale, ndikon në imitim. Në momentin që kemi një idhull ne përpiqemi ta imitojmë atë dhe të bëhemi si ata apo ato qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme. Nuk besoj se ky është feminizëm, është feminiszëm i keqinterpretuar. Përgjithësisht teoritë feministe synojnë ta ç?veshin idenë e instrumentalizimit të trupit të femrës për të thenë që duhet të shikojmë në brendësi për vlerat dhe cilësitë. Unë kam shumë dyshime nëse arrijnë këto variante kaq të seksualizuara të përcjellin një lloj vlere apo norme në shoqëri?, tha Garuli.
Nga ana tjetër, do gënjenim po të thonim se artistët botërorë nuk i kanë videot plot me skena eksplicite. Megjithatë, kur vjen fjala tek audienca sensitive, të huajt tregohen shumë të kujdesshëm t?i mbrojnë fëmijet nga ekspozimi i ekzagjeruar. Për të parë videot e tyre erotike duhet të konfirmosh se je mazhoren.
Megjithate Enca duket se arriti ta hedhë ne treg videon e saj pa asnjë penalitet nga youtube.