A1 Report - Anastacia performon si "divë" në Tiranë, por e ndjekin vetëm 1500 veta

2015-08-31 2

Mëkat që vetëm 1500 veta mundën të shijojnë koncertin live të këngëtares amerikane Anastacia. Koncerti është zhvilluar në ambientet e stadiumit ?Qemal Stafa? në Tiranë, ku vetëm një pjesë e vogël e tij është shfrytëzuar për realizimin e këtij koncert.

Nuk dihet nëse në pjesëmarrjen e vogël të njerëzve ka ndikuar çmimi i biletës apo ndoshta jehona jo e madhe mediatike për ardhjen e saj, megjithatë Anastacia ka arritur që me vokalin dhe interpretimin e saj të argëtojë dhe pranishmit.

Këngëtarja e njohur e hiteve të suksesshme, si ?Paid my Dues? apo "I'm Outta Love?, e njohur gjithashtu për adrenalinën dhe emocionet e gjalla që përcjell në koncertet e saj, erdhi në Shqipëri në vijim të turit të saj botëror ?Resurrection?.

E çiltër, komunikuese dhe mjaft energjike këngëtarja arriti të përçojë energji pozitive tek publiku.

Gjithashtu ajo nuk la përmendur edhe luftën e saj kundër kancerit, sëmundje të cilën ajo e ka mundur dhe ka arritur të fitojë. Ky koncert ka ardhur edhe si një mesazh sensibilizues nga këngëtarja që njerëzit të jenë më të fortë ndaj vështirësive të jetës. - See more at: http://shqiptarja.com/Kulture/2730/anastacia-performon-si-div--n--tiran--por-e-ndjekin-vet-m-1500-veta-311694.html#sthash.skUEMsIc.dpuf