Report TV - PD i kthehet kanabisit, Alibeaj: Jaeld Çela ka dekonspiruar informacione të SHISH

2018-05-12 0

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për përfshirjen e tij në trafikun e drogës Shqipëri-Itali dhe lidhjen me grupin ?Habilaj?.

Deputeti i djathtë, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar në një dalje për media se kontrolli i trafikut të drogës bëhej nga ish-ministri Tahiri, duke shtuar se PD disponon dokumente zyrtare që provojnë lidhjen e Tahirit me Habilajt. Më tej, deputeti shtoi se pjesë e kësaj lidhjeje ishte dhe drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeled Çela, i cili ndodhet në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.

"Dalin në dritë prova të reja për lidhjen mes Tahirit dhe bandës së Habiljave. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të faktuar të paktën prej 4 muajsh se lidhja mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahej edhe nëpërmjet Drejtorit të Policicsë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.Në vendimin e gjykatës thuhet se Jaeld Çela kishte komunikime telefonike me Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e Ministrit të Brendshëm; kishte komunikime me Gentian Çekën, shoferi personal i Saimir Tahirit; kishte komunikime me Orest Sotën, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, bashkë me dy patentat e Saimir Tahirit.

Çdo shqiptar që i dëgjon këtë fakte e ka të qartë se këto nuk janë lidhje rastësore, por janë lidhjet që tregojnë se Saimir Tahiri ka qenë garancia politike për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit nga banda e Habiljave. Ajo çfarë nuk ka kuptim për shqiptarët është pse për Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka kërkesë për arrest me burg dhe për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që kontrollontë piramidën e trafikut të drogës, ka mbrojtje politike të kryeministrit Edi Rama.

Free Traffic Exchange