Partia Demokratike i është rikthyer sëris" /> Partia Demokratike i është rikthyer sëris"/>

Ora News - "Habilajt", PD: Jaeld Çela ka dekonspiruar operacionet e SHISH

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike i është rikthyer sërish akuzave për trafik droge të bandës së Habilajve. Në një dalje për mediat, deputeti i PD, Enkeljed Alibeaj thotë se trafiku i drogës funksiononte edhe me mbështetjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela, i cili sipas PD ka dekonspiruar edhe operacionet e SHISH. Aliebaj tha se PD zotëron një dokument prej 18 faqesh ku tregohen bisedat dhe mesazhet mes Habilajve dhe drejtuesve të policisë Vlorë."Policia e shtetit jo vetëm ishte kthyer në roje të transportit të kanabisit në Itali, por Jaeld Cela ka dekonspiruar operacionet e SHISH për llogari të Habilajve", tha Aliebaj

Deklaratë e deputetit Enkelejd Alibeaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të faktuar të paktën prej 4 muajsh se lidhja mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahëj edhe nëpërmjet Drejtorit të Policicsë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Partia Demokratike disponon dokumentat zyrtare që e provojnë këtë lidhje. Kjo është masa e sigurisë arrest me burg e vedosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 2 oficerët e lartë të policisë, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, shef i antidrogës në Vlorë, me akuzën e pjesëmarjes në grup të strukturar kriminal, kultivim dhe trafikim të kanabisit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/habilajt-pd-jaeld-cela-ka-dekonspiruar-operacionet-e-shish

Free Traffic Exchange