http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kodi i Procedurës Penale detyron Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda që dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar t?i kalojë pranë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Deri në ngritjen e strukturës se re, dhjetëra dosje i kanë kaluar prokurorive të rretheve, pasi Krimet e Rënda nuk kanë kompetencë ti hetojnë.
E fundit pas krimeve në familje apo dhe vrasjeve, të cilat nuk konsiderohen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal është dhe dosja e 613 kilogramëve kokainë të sekuestruar në Maminas.
Këtë të martë Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën dhe dosja i kaloi organit të akuzës në Durrës. Kjo për shkak se Krimet e Renda deri në këtë fazë të hetimit nuk kanë gjetur elementë të grupit të strukturuar kriminal dhe sipas ligjit, dosja i kalon për kompetencë rrethit gjyqësor në të cilin ka ndodhur krimi. Në fund të shkurtit, policia sekuestroi 613 kg kokainë, ndërsa në pranga ranë shoferi dhe administrator i kompanisë Arbri Garden. Pronari i saj Arber Cekaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.