https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Avancojnë hetimet për Lazaratin nga "Krimet e rënda" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestimi i shtatë personave ne Lazarat ka avancuar hetimet nga prokuroria e Krimeve te Renda. Perfaqesues te akuzes kane bere me dije se ndaj tre personave: Gate Mahmutaj, Matias Bozi dhe Emiljano Aliko, rendojne akuzat e krijimit te grupit te strukturuar kriminal, goditje per shkak te detyres ndaj policise, kultivim dhe trafikim i lendeve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje. Per keto akuza ata rrezikojne dhjetera vite burg. Sipas prokurorise, tre te arrestuarit e mësipërm do t'i nënshtrohen seancave te pyetjeve ne Tirane, ndersa kater te tjere po mbahen ende ne dhomat e paraburgimit ne drejtorinë e policisë se Gjirokastrës. Burime te akuzës bëjnë te ditur se gjate seancës paraprake, Gate Mahmutaj ka mohuar qe te kete qëlluar ndaj policisë. Ai ka pretenduar se ndodhej me bagëtitë ne mal. Madje, sipas tij, edhe kapanonin e kishte ngritur per bagëtitë. Por përfaqësues te akuzës kane sqaruar se pikërisht ne kapanonin e Mahmutajt nuk jane gjetur gjurme bagëtish, por vetëm te lendeve narkotike.

Free Traffic Exchange