Report TV - Taksa për 'Rrugën e Kombit', Basha: E shfuqizojmë kur të vijmë në pushtet

2018-05-12 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me taksën në Rrugën e Kombit. Përmes një statusi në Facebook, Basha ka paralajmëruar se do ta shfuqizojë që ditën e parë të ardhjes në pushtet. Sipas tij, kjo është një grabitje e dyfishtë që po i bëhet shqiptarëve.

Basha thotë se ky është një akt kriminal që demton edhe ekonominë e Shqipërisë, duke rritur koston për sherbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetaret dhe bizneset e zonës.

"Taksa Rama ne Rrugen e Kombit grabitje e dyfishte e shqiptareve dhe barriere shtese mes Shqiperise dhe Kosoves.

Me daten 1 prill 2018 fillon te aplikohet tarifa e pageses se detyruar ne te dy kalimet e Rruges se Kombit qe u ideua, u projektua dhe u ndertua per te lidhur Shqiperine dhe Kosoven. Me vendosjen e kesaj tarife, ky projekt merr nje goditje te rende nga klani kriminal qe qeveris sot Shqiperine.

Partia Demokratike ka hedhur e para idene e nje studimi teresor per mundesine e aplikimit te tarifave te lehta, transparente, te perballueshme nga te gjithe, per te kontribuar keshtu ne mirembajtjen e rrjetit rrugor shqiptar. Por aplikimi i ketyre tarifave do te lidhej me zbatimin e nje parimi universal, me ekzistencen e rrugeve alternative, pa pagese. Do te lidhej po keshtu me parimin e mostaksimit te dyfishte, pra me heqjen e takses se qarkullimit te automjeteve.

Duke injoruar kete parim universal, banda qe qeveris Shqiperine, ka dhene me koncension aktivitetin e mirembajtjes se rruges se Kombit duke aplikuar nje tarife qe shkon nga 10 euro per vajtje-ardhje te nje autoveture, ne 22.5 euro per dy kalime te nje autobuzi me dy akse dhe 32,5 euro per autobuzet dhe kamionet me tre akse.

Kjo ndodh ne nje kohe kur Edi Rama e ka rritur taksen e qarkullimit te automjeteve me 24 leke per liter karburant. Rritja me 24 leke per liter, ju merr shqiptareve plot 120 milione dollare ne vit nga xhepat e tyre. Mjafton 1/10 e kesaj shume per te mbuluar te gjitha nevojat per shpenzime te mirembajtjes, pa vendosur tarifa shtese.