Report TV - Taksa për "Rrugën e Kombit", Noka: Kur të vijmë ne në pushtet do ta heqim

2018-05-12 0

Vendosja e tarifës që duhet të paguajnë të gjithë ata që do të përdorin ?Rrugën e Kombit? është zhvendosur sot në sallën plenare të Parlamentit.

Duke folur si deputet i qarkut të Kukësit në Kuvend, demokrati Flamur Noka paraqiti propozimin e së djathtës në lidhje me tarifat e taksave që ka vendosur qeveria së fundmi për të gjithë ata që do të përdorin ?Rrugën e Kombit?.

Noka në replikë me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, premtoi se e djathta me ardhjen në pushtet do të heqë këtë taksë që rëndon në kurriz të qytetarëve dhe do të kompensojë koncesionarin që do të mirëmbajë rrugën me fond nga buxheti i shtetit.

Free Traffic Exchange