http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia ka pranuar te heqë ligjin e luftës me Shqipërinë dhe kjo çështje qe daton ne vjeshtën e vitit 1940, pritet te marre zgjidhje ne kuadër te paketës qe po diskutohet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Edhe pse sot duket absurde ekzistenca e gjendjes se luftës mes dy vendeve, abrogimi i ligjit do te kete dy efekte konkrete.
?Heqja e ligjit te luftës natyrisht do te hiqte këto dy hije te renda qe kane munduar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë pas luftës se dyte botërore, siç thashe kthimi i pasurive dhe njohja e kufirit te njohur.?Qe prej vitit 1940 kur Italia sulmoi Greqinë nëpërmjet territorit, shqiptar ligji i luftës ka mbetur ne fuqi pavarësisht se dy vendet hapen ambasadat dhe vendosen marrëdhëniet diplomatike ne vitin 1971, moment kur si Shqipëria ashtu dhe Greqia vendosen ta linin ne heshtje ekzistencën e këtij ligji?Madje ne dokumentet diplomatike qe ne disponojmë pala shqiptare udhëzon ose qendra udhëzon misionin e saj ne OKB qe te mos përmendet fare abrogimi i ligjit te luftës për sa kohe as pala greke nuk po e ngre një gje te tille; duke menduar qe vendosja e marrëdhënieve diplomatike e bënte te pavlefshme ekzistencën e nje gjendje lufte midis dy vendeve.?Ne vitin 1987 qeveria e Andreas Papandreu miratoi abrogimin e këtij ligji, por pa e çuar asnjëherë ne parlament, ne vitin 1996 te dy vendet nënshkruan traktatin e miqësisë e vetëm ne vitin 1999 çështja e ligjit te luftës u rikthye ne qendër te debatit, pas nje note zyrtare te Ministrisë se Jashtme Greke.?Sipas kësaj shkrese, Shqipëria dhe Greqia vazhdonin te ishin zyrtarisht ne gjendje lufte me njëra tjetrën.?Greqia ka bere te qarte se ligji i luftës do te hiqet, por kjo do te ndodhe vetëm kur te arrihet zgjidhja per te gjitha problematikat mes dy vendeve, përfshi edhe përcaktimin e kufirit detar.