https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Shqipëri-Greqi, "ligji i luftës në fuqi" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 15

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky dokument zyrtar i ministrisë se Jashtme greke, dërguar ambasadës se Shqipërisë ne Athine në 28 qershor te vitit 1999, tregon qartë dyzimin e qëndrimit grek mbi ligjin e luftës. Shkresa e dërguar ne gjuhen angleze, hedh poshtë deklaratat e një dite më parë ministrit të Jashtëm Venizelos, se ligji i luftës është hequr nga Greqia që ne vitin 1987.Shkresa e ministrisë me date 28 qershor 1999: "Ministria e Punëve te Jashtme te Greqisë, ne përgjigje te shqetësimit te ambasadës shqiptare, deklaron se ligji numër 26 36 i vitit 1940 dhe ligji me numër 45 60 i vitit 1966 mbeten ende ne fuqi." Historiku i kësaj shkrese nis pas gushtit te vitit 1987 kur qeveria greke e Papandreut e hoqi me dekret qeveritar ligjin e luftës me Shqipërinë. Por, kundërshtarë te tij e quajtën te pamjaftueshëm këtë akt duke thënë se një njohje e tille duhet te vinte vetëm me vendim parlamenti ose dekret te presidentit te asaj kohe. 12 vjet me vonë, qeveria shqiptare i kërkoi zyrtarisht palës greke qe te kthente përgjigje nëse ishte hequr ose jo ligji në fjalë. Kjo kërkesë vjen tre vjet pasi ish-presidenti Sali Berisha, kishte firmosur ne vitin 1996 traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Por ky dokument qe është ne arkivat e ministrisë tone te Jashtme i vitit '99 tregon se miqësia dhe bashkëpunimi jane ende nen hijen e ligjit te luftës. Artikulimi me ze të lartë i diplomacie shqiptare për ta hequr këtë ligj vjen për herë të dytë, pasi një kërkese të tillë, jo para mediave, i është bërë Greqisë dhe nga ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti. Por kërkesa e qeverise shqiptare kërkon ta zhbëje edhe juridikisht këtë ligj, pra qe ta heqë parlamenti grek. Por ky hap do te sillte shume pasoja, pasi me ligjin e luftës janë justifikuar shume probleme siç është ai i çameve, pronat dhe pasuritë e te cilëve nuk njihen nga pala greke. Por dhe me guximin e treguar nje dite me pare, sa do të jetë e gatshme qeveria shqiptare të përforcojë artikulimin për këtë çështje, për çamet dhe kufijtë detare, ne kushtet kur Greqia ne janar është vendi që merr presidencën e radhes ne BE, e kur vendi ynë aspiron të marrë statusin e kandidatit në dhjetor.

Free Traffic Exchange