Veliaj: Jam gati të rikandidoj - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka folur për herë të parë për rikandidimin e tij për një mandat të dytë. I ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla, Veliaj thekson se gjithçka është në dorë të Partisë Socialiste.?Nëse Partia Socialiste do ma jepte privilegjin që ta përfaqësoja me logon e saj për një mandate të dytë, patjetër që do ta bëja me kënaqësi, por nuk jam këtu që të vetekandidohem, por që të respektoj besimin e qytetarëve deri ditën e fundit të këtij mandati, pastaj të më japin notën.?Kryebashkiaku është ndalur dhe tek deklarata e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi lidhur me mbështetjen për të.?Drejtuesja kryesore e opozitës të thotë jam e ndarë 50-50, është ndoshta më e mira që dikush mund të pres nga opozita. Kur puna jonë ka bërë dhe opozitën të jetë, të paktën me gjysmë zemre, mbështetëse e kësaj gjejë, unë them që është një gjë e mirë.?Veliaj ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një krisje mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.?Unë dhe Edi Rama jemi një paketë. Nëse dikush ka iluzione dhe shpresa e fundit që i ka mbetur opozitës, tani që janë dhe të përçarë, tani që po merren dhe me këto skandalet ruse, tani që janë bërë edhe ?lesh arapi? mes tyre, nëse shpresa e tyre e fundit është që do ketë një ?cic-mic? mes meje dhe Edi Ramës, ta harrojnë, se po është kjo shpresë do mbeten gjithë jetën në opozitë.?Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është ndalur dhe tek debati më i fundit, ai i ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.?Kemi bashkuar vizionin e qeverisë që prej kohësh ka dashur të bëj një teatër dhe nuk i ka pasur paratë, me faktin ose fatin që Bashkia ka tokë djerrë aty dhe I çdo zhvillues që shkon dhe hynë në një negociatë më pronarin, pra në njësinë 8 shkon dikush që ka shtëpi qerpiçi dhe I themi,, po me 35% të vlerës së investimit në bazë të tokës që ke, do shpërblehesh pasi ta mbaroi investimi. Bashkia këtë e bënë rregullisht, për banesat sociale, për kopshtet, për çerdhet, për kënde lojërash. Sot ne po themi, në shkëmbim të kësaj do t?i japësh qytetit këtë teatër. Pra në, në përqindjen tonë të zhvillimit e duam në të formë.?Veliaj përmendi dhe aksionin për mbjelljen e pemëve, i cili është shtyrë deri në 22 prill, duke bërë një përllogaritje të pemëve të dhuruara deri më tani, të cilat arrijnë nje vlerë financiare deri në 4 milion euro.Ai ripërsëriti bindjen se kryeqyteti do të ketë 24 orë ujë në fund të mandatit të dytë të tij në krye të bashkisë.