Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, në nj" /> Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, në nj"/>

Ora News - Rama për Financial Times "BE të hapë negociatat"

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, në një intervistë për të përditshmen Financial Times, ka kërkuar nga Komisioni Europian fillimin e bisedimeve për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian, si pjesë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor për të përforcuar sigurinë europiane.

Edi Rama: "Do të ishte shumë e çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillonte menjëherë negociatat, pasi ka bërë ekzaktësisht çdo gjë që i është kërkuar të bëjë. Ajo që duam ne tani, është thjesht të shpërblehemi për atë që bëmë dhe që procesi të jetë i ndershëm dhe i parashikueshëm."

Në artikullin e Financial Times, kryeministri thekson se Shqipëria ka punuar fort në "luftën kundër krimit" duke folur për një progres mbreslënës në uljen e kultivimit të kanabisit dhe numrit të vrasjeve, ndërsa përsa i përket reformës në sistemin e drejtësisë, ai pranon se "lufta kundër korrupsionit është një betejë e përhershme. Por një fushatë kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, ka sjellë tashmë rezultatet e para.

Edi Rama ka deklaruar se do të ishte çmenduri për Bashkimin Europian nëse do të dështonte të përfshinte një rajon në qendër të rrugëve të emigracionit e të cilit ia ka "vënë syrin" Rusia si një çmim strategjik.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-financial-times-be-te-hape-negociatat

Free Traffic Exchange