LEZHE- Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokajn, dhe 9 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave, ndërsa ka lënë në burg 2 zyrtarë të tjerë. Pas një seance të gjatë prej rreth 4 orësh, gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për Frrokajn dhe 9 zyrtarë, dhe 'arrest me burg' për 2 zyrtarët e tjerë, të cilët u arrestuan pasi akuzoheshin për abuzim me pronat te 'Rana e Hedhun'. Gjithasej, policia arrestoi 12 zyrtarë, ku 2 janë lënë në burg, ndërsa 9 janë liruar dhe do të jenë në mbikëqyrje elektronike.
Report Tv ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës së Lezhë, ku thuhet se janë lënë në 'arrest me burg' dy zyrtarët Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë, si dhe Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.