Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një rrjet i mirëfilltë kriminal i cili merrej me kontrabandimin e personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar është shkatërruar në kuadër të një megaoperacioni që u ndërmor gjatë orëve të natës së kaluar dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm (17 mars)
Bëhet fjalë për 7 grupe të strukturuara kriminale të cilat operonin në Shqipëri dhe 9 shtete të tjera, të cilët kontrabandonin persona kundrejt shumave 7 mijë paund deri në 30 mijë dollarë.
Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve janë dhe 4 policë, ndersa mes personave te shpallur ne kërkim jane dhe dy shtetas bullgare.
Shtetet ku vepronin grupet kriminale dhe si u kontrabanduan 1 mije shqiptare
Drejtori i Policisë së Shtetit doli në një konferencë për shtyp mesditën e sotme për të dhënë detaje të operacionit.
Ardi Veliu: "Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë.
Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-shkruan-megaoperacionin-goditje-njekohesisht-e-disa-grupeve-kriminale-7-ne-1