Report TV - Abuzim me pronat, arrestohet kryebashkiaku i Lezhës,Frrokaj

2018-05-12 2

LEZHE - Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre. Report Tv mësoi i pari ekskluzivisht prangosjen e kryebashkiakut i zgjedhur në qershor 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në zonën e quajtur "Rana e Hedhun", ndërsa dosja në ngarkim të tij është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e momentit të arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës. Në pamjet ekskluzive duket Frrokaj teksa ecën në këmbë pasi ka lënë zyrën në Bashki, i shoqëruar nga pesë efektivë policie civilë, ndërsa pak metra më andej presin dy automjete të policisë. Në pranga ka rënë edhe nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi, dy zyrtarë bashkiakë, ish-kreu i Hipotekës dhe dy juristë, ndërsa prokuroria ka lëshuar 23 urdhërarreste. 6 janë vënë pranga, ndërkohë që janë në kërkim 15 të tjerë. Report Tv ka siguruar edhe emrat e zyrtarëve që janë shpallur në kërkim.

Free Traffic Exchange