http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti i Kosovës pritet të ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, të martën e ardhshme. Kryeministri Ramush Haradianj, u shpreh i bindur se deputetët do ta mbyllin përfundimisht këtë çështje.
?Edhe për mua nuk ka qenë një proces i lehtë dhe vazhdon të mos jetë një proces i tillë. Por nuk po mund ta shoh popullin tim të izoluar, duke pasur parasysh se megjithatë kemi arritur ta ruajmë tërësinë territoriale dhe mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes në drejtimin e Çakorrit dhe Kullës?.
Megjithatë, Haradinaj nuk dha informacione nëse janë siguruar votat e nevojshme për votimin e marrëveshjes. Votat e deputetëve të qeverisë dhe LDK-së në opozitë, nuk janë të mjaftueshme për kalimin e demarkacionit.
Lëvizja vetëvendosje vazhdon të kundërshtojë e po ashtu edhe deputetët që kanë dhënë dorëheqjen nga kjo forcë politike. Ndërsa Lista Serbe e cila shihej si mundësi për qeverinë për garantimin e votave, ka deklaruar votën kundër.
Seanca për ratifikimin e marrëveshjes do të mbahet të martën në orën 16. Ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, është kushti i fundit për liberalizimin e vizave.