https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Kufiri ne "dore" te policive - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë urdhër nga pala greke nuk ka dale për ndalimin e shtetasve shqiptare ne kufi. Burime konfidenciale te Vizion Plus, bëjnë me dije se kufiri, por edhe marrëdhëniet mes dy shteteve, aktualisht janë ne dore te policive kufitare te Shqipërisë dhe Greqisë. Te njëjtat burime diplomatike thonë, se ajo qe po ndodh është thjesht dhe vetëm përcjellje ne kufi, e humorit te renduar për shkak te incidentit qe ndodhi me Kishën e Përmetit. Edhe pse u fol për një note proteste qe pala greke, i dorëzoi asaj shqiptare, lidhur me përplasjen për ish-Kishën Ortodokse te Përmetit, mësohet se asgjë te shkruar nuk kane marre diplomatet tanë ne Athine. Gjithçka ka qene vetëm një shprehje me goje e pakënaqësisë ndaj këtij incidenti te pretenduar. Po kështu Vizion Plus ka mësuar se as për çështjen e toponimeve dhe kthimet e fëmijëve ne pikat kufitare, nuk ka një urdhër me shkrim. Madje ne takimet dy paleshe, zyrtaret helene bëjnë te paditurin për këtë situate. Ministria e Jashtme përveç reagimit te vaket te ditës se djeshme, nuk ka sot një te ri, ne përgjigje te situatës ne kufi. E derisa diplomacia te zgjohet e te flasë, fati i emigranteve tanë dhe tashme edhe i shtetasve shqiptare e greke qe duan te lëvizin ne dy vendet, do te jete ne dore te policeve te kufirit.