Kështu " />
Kështu "/>

U arrestua se helmoi vjehrren, familjaret e 21-vjecares mohojne akuzat

2018-05-12 0

"Policia erdhi e mori, tha se do të merrte për një dy pyetje dhe verifikime".

Kështu e nis rrëfimin e tij, Selmi Çmeta, xhaxhai i Marjana Çemtës, 21-vjeçares së arrestuar nga policia për helmimin e vjehrrës së saj Lirie Lami, me 30 Prill të vitit të kaluar. Për këtë ngjarje një ditë më parë u vunë në pranga edhe bashkëshorti i viktimës Agim Lami, kushëriri i tij Arben Saliu dhe hoxha i zonës Hysen Shehu.

Ky i fundit pretendohet se e kishte regjistruar rrefimin e 21-vjeçares për ngjarjen, por nuk e raportoi në polici. Por familjarët e vajzës thonë se gjithçka është një sajesë.

"Një herë thanë i ka rënë me çekiç një herë me sqepar, pasi nxorën këtë punën e hoxhës me helmimin".

Sipas xhaxhait të 21-vjeçares, Marjana nuk ka pasur mundësi ta helmonte vjehrrën, pasi ka qenë në muajin e tetë të shtatzanisë dhe me regjim shtrati.

"Nuk mund të kenë pasur konflikte pasi vjehrri dhe vjehrra jetonin prej kohësh në Bovillë dhe dhëndri me gocën tonë jetonin bashkë. Çdo gjë i'a lemë në dorë drejtësisë, ajo ta zgjidhë".

Free Traffic Exchange