Teksa sot iu drejtuan bankave të shkollës " /> Teksa sot iu drejtuan bankave të shkollës "/>

Ora News - "Mos u lëndoftë njeri si ne", familjarët e 5-vjeçares që vdiq në aksident apel

2018-09-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teksa sot iu drejtuan bankave të shkollës dhe kopshtit mijëra vogëlushë, familjarët e 5-vjeçares që vdiq si pasojë e një aksidenti rrugor në Kurjan të Bashkise Roskovec kanë protestuar para Prokurorisë së Fierit duke kërkuar drejtësi.

Gjyshi dhe gjyshja, Azmi dhe Lumturi Metohu, apelojnë prokurorinë e Fierit të zbardhë të vërtetën. Ata thonë se kanë kërkuar ekspertizën rrugore pasi dyshojnë se janë manipuluar faktet.

Lumturi Metohu: "Kërkojmë drejtësi përpara prokurorise Fier.Nuk me ka ardhur shteti per asgje. Kerkojme prokurorin, e kemi takuar dhe kerkuar sqarime. Na e ka dhene. Kerkuam ekspertizen rrugore se kemi dyshime. Me shkon mendja na e kane vrare me qellim derisa ka qene me 20 km / h shpejtësi.E nxirrja vere nga burgu, jo prokuroria se s'ka ardhur ne vendngjarje".

Lumturi Metohu thotë se e ka parë vetë aksidentin dhe se makina që përplasi vogëlueshen ka qenë me shpejtësi të madhe.

Lumturi Metohu: "Ngjarjen e kam pare vete. Kemi bere edhe prova. Makina ishte me shpejtesi marramendese. U be zhurme e madhe. Nuk kemi sqarime qe duam. Avokati i ka kerkuar informacion dhe i eshte dhene jo e sakte. Kam qene e me pare ketu. Duam riekspertim. E kemi kerkuar qe ne 24 korrik. Duam drejësi,vetem drejtesi".

Familja Metohu thonë se i kanë dërguar letër kryeministrit Rama, kryeprokurores Arta Marku por nuk kanë marrë përgjigje.

Lumturi Metohu: "Vettingu jone jane mediat. Sot eshte dita e pare e shkolles. Ndaj kam ardhur ne shenje proteste sot. Mos u lendofshin prind siç u lendova une.

Azmi Metohu: "Kam nje pyetje te thjeshte. Pse mbrohet vrasesi i femijes? Kush fshihet? Pse e mbron prokuroria? Me aq sa kemi pare dosjen jane fshehur fotografi. Goditja e makines. Makina ka dale nga policia pa e pare ne. Autori eshe lene i lire derisa i ka dale pija.Sot eshte protesta e pare. Do te vazhdojme. Thirrje qytetareve te luftojme korrupsioin. Te vejë drejtesia ne vend".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mos-u-lendofte-njeri-si-ne-familjaret-e-5-vjecares-qe-vdiq-ne-aksident-kerkojne-drejtesi