Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Vllazninë. Dalipi tregoi se nuk do të bëjë ndryshime në formacion dhe do ta nisë nga minuta e parë, ai formacion që e nisi ndaj Luftëtarit.
"Ne e dimë shumë mirë që Vllaznia ka pasur ngritje në lojën e saj, akoma më të tepër nga përforcimet e janarit, duke afruar një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar Sukajn. E dimë shkallën e vështirësisë dhe do jetë një ndeshje që brenda 90 minutave do të ketë shumë episode, por shpresojmë që episodet e mira të jenë për ne dhe të dalim te loja jonë, duke ditur që edhe terreni ta lejon. Vllaznia është skuadër që lufton për mbijetesë i ka jetike pikët, por ne kemi objektivin tonë, për rezultatin madhor: Të fitojmë.
"Skuadra nuk do të ketë ndryshime. E nis ai ekip që luajti me Luftëtarin. Kemi stol të pasur, kemi vështirësi për të zgjedhur 18 lojtarët e jo më për ata që do luajnë në pjesë të dytë.
"Prandaj e pranova këtë ftesë të presidentit, pasi skuadra ka shumë për të dhënë. Gjithçka është në dorën tonë. Duhet t?i marrim ndeshjet një nga një. Duhet të bëjmë maksimumin ta arrijmë, për të shpëtuar sezonin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dalipi-partizani-im-do-te-jete-me-sulmues-suksesin-do-e-ndaj-bashke-me-staroven